| PLANI I MARKETINGUT është hartë rrugore i cili tregon drejtimet e të gjitha aktiviteteve të ndërmarrjes. Plani i Marketingut përcakton qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes në mënyrë distinktive dhe të kuantifikuar. Në përpilimin e Planit të Marketingut CMB ka një qasje të avancuar ashtu që çdo gjë fillon duke analizuar veprimtarinë e ndërmarrjes me fokus të posaçëm të produkteve, klientëve, konkurrencës si dhe rrethit në të cilin ndërmarrja zhvillon aktivitetet. Analiza është signifikante ku në fushat e përmendura më lartë do të elaborohen dhe do te definohen qartë konceptet si pozicionimi, diferencimi, përparsitë konkuruese, segmentimi, targetimi si dhe marketing miksi apo 4P (Product, Place, Promotion, Price). Plani i Marketingut karakterizohet gjithashtu edhe me aplikimin e teknikave bashkëkohore si: Ansoff, SWOT, BCM etc. Secili Plan i Marketingut i përpiluar nga CMB përmban një plan të detajizuar të aksioneve që duhet të ndërmerren e që janë garancë e pakontestuar se implementimi i tyre do të përmirësojë afarizmin e ndërmarrjes përkatëse. |