| STRATEGJIA E MARKETINGUT
Përderisa objektivat e marketingut specifikojnë se çka duhet të arrihet, strategjia e marketingut specifikon se SI duhet të arrihen objektivat e marketingut
- Si të futen produkte të reja në treg?
- Si të rritet shitja e produkteve në tregjet e tanishme?
- Si të penetrohet tregu i ri me produktet e tanishme?
- A duhet të diverzifikohet dhe si duhet që të zhvillohet procesi i diverzifikimit?
- Sa është e avancuar politika e çmimeve dhe a (si) duhet të revidohet ajo?
- Cilat forma të distribucionit të produkteve duhet të aplikohen?
- Si duhet të jetë e organizuar shitja? etj
Këto dhe shumë çështje tjera strategjike janë pjesë e aktiviteteve të CMB të cilat do të ju ofronin një plan të detajizuar se si duhet të përcaktohet strategjia juaj. Në përpilimin e strategjisë së marketingut sikurse edhe planit të marketingut çelësi i suksesit është shkalla e bashkëpunimit të menaxhmentit të ndërmarrjes.
|