|
PLAN REKLAME (MEDIAL): Plani i reklamës apo medial është një pasqyrë e detajizuar e kohës mediumit dhe programit gjatë të cilit reklama juaj emitohet në mediumin e caktuar. Në përpilimin e planit medial, aspektet kryesore që CMB merr parasysh janë objektivat tuaja, përpilimi i strategjisë efektive, audienca e targetuar mirë si dhe shkalla e shikueshmërisë së programit të caktuar. Duke marrë parasysh se CMB ka ndërtuar një përvojë të gjatë në këtë lëmi si dhe duke marrë parasysh faktin se CMB ndjek së afërmi shikueshmërinë e secilit program por edhe rolin dhe rëndësin e çdo mediumi, atëherë vetëvetiu mund të dilet me konkluzionin se me një plan medial të përpiluar nga CMB ju do të mund të targetoni me saktësi dhe në mënyrë shumë efektive audiencën tuaj. Natyrisht, se kur flasim për planin medial nuk mendohet vetëm për televizionin por edhe mediumet tjera si radio, gazetat, ditore, faqe të frekuentuara interneti, panotë në rrugë (billboards) si dhe çdo formë tjetër të paguar të promovimit. |