| NE JEMI...
“CMB Productions ” është themeluar në maj të vitit 1996 nga Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala. Pas luftës, si bashkëpronar bashkangjitet edhe Arianit Koci.Aso kohe “CMB productions” ishte një prej videoproduksioneve të para në Kosovë. Veprimtaria e “CMB productions”, kryesisht, zhvillohej në prodhimin e spoteve muzikore, spoteve reklamuese, 3D dhe 2D animacioneve, radio reklamave dhe produksionit të atëhershëm të videokasetave. Pas luftës “CMB productions” zhvillohet edhe si kompani e marketing-ut. Që nga viti 2001 “CMB Productions” është agjent ekskluziv i hapësirës reklamuese të Radio Televizionit të Kosovës. Si rezultat i rritjes së vazhduar në treg në janar të vitit 2004 “CMB” Productions” transformohet në “CMB” ku përveq video dhe audio produksionit, aktivitetet e saj primare janë edhe shërbimet e ndryshme nga marketingu dhe reklama. Me 21 punëtorë të përhershëm dhe me dhjetra bashkëpuntorë të jashtëm “CMB” sot është ndërmarrje që qëndron për kreativitet të lartë, ekspertizë profesionale, shërbime të kualitetit të lart. |